17:41 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Rrokulliset një kamion në Shushicë të Istogut

Një kamion gjatë ditës së sotme është rrokullisur në komunën e Istogut, saktësisht në fshatin Shushicë.

Një lexues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes në redaksinë e IndeksOnline.

Sipas pamjeve, kamioni është rrokullisur në rrugën “17 shkurti”.

Kurse, disa persona janë parë duke i dhënë ndihmë ngasësit të kamionit.

Nuk dihet nëse ka persona me lëndime të rënda./IndeksOnline/