75 Mall Live Search
14:26 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Rrokulliset një mjet transportues në Pejë, po barte dru

 Në rrugën  për në Rugovë, afër Patrikanës së Pejës, ka ndodhur një vetë-aksident, ku një mjet transportues është rrokullisur.

Ende nuk dihet detajet se si ka ardhur te ky aksident, por nga foto edhe informata që ka siguruar IndeksOnline, në këtë mjet transportues që është i dedikuar për bartjen e mallrave, vozitësi ka qenë duke transportuar dru.

Dyshohet se rrokullisja ka ardhur si pasojë e mbingarkesës së mjetit me dru.