14:37 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rrokulliset një veturë në Klinë (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar pak më parë në Klinë.

Sipas disa fotografive të dërguara në Indeksonline, vetura e llojit ‘Golf 2’ është rrokullisur kështu duke mbetur në mes të borës.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur Ekipet e Emergjencës përderisa nuk dihet se sa persona mund të kenë mbetur të lënduar.

Përderisa vendi po vazhdon të jetë i përshkuar nga reshjet e borës dhe temperaturat shumë të ftohta aksidentet veçse janë shtuar./Indeksonline/