75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrokulliset një veturë në Penuhë të Podujevës

Pak më parë ka ndodhur një aksident trafiku ku është rrotulluar një veturë  në magjistralen Prishtinë-Podujevë më saktësisht në fshatin Penuhë të Komunës së Podujevës.

Ngasësi i automjetit ka humbur drejtimin dhe si pasojë i është rrotulluar vetura.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident përveç dëmeve materiale dyshohet se ka edhe persona të lënduar./Indeksonline/