Një person i lënduar nga rrokullisja e veturës në Prishtinë

Gjatë mbrëmjës së sotme, rrugës për Gërmi ka ndodhur një aksident trafiku, ku mbeti i lënduar një person.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur rrugës për Gërmi në ora 20:12. Një veturë në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrokullisur, drejtuesi i veturës është lënduar si pasojë e aksidentit”, tha Krasniqi./Indeksonline/