Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, shoferi në gjendje të rëndë

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Bjeshkët e Istogut, saktësisht tek vendi i quajtur Starasellë.
IndeksOnline ka mësuar se një traktor është rrokullisur.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se shoferi I.O, është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, ku gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/
