Rrokulliset vetura e KFOR-it amerikan në autostradën “Arbën Xhaferi”
Këtë të shtunë ka qenë shqetësues numri i aksidenteve të komunikacionit që ndodhën, e njëri nga ta me tre të vdekur.
Një aksident tjetër, por fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Arbën Xhaferi” shkruan Indeksonline.
Lexues të portalit kanë dërguar pamje të një veture të rrokullisur, që është veturë e KFOR-it amerikan.
Me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet policore dhe po merren me rastin. /Indeksonline/




