19:00 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rrokulliset vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër të lënduar

Një veturë është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në dalje të Suhareskës, shkruan IndeksOnline.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai ka thënë se në këë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Rreth orës 18:00, në autostradë, dalja për Suharekë, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë ai./IndeksOnline/