Rrokulliset vetura në Brezovicë, lëndohen dy persona, njëri në gjendje të rëndë
Para pak minutash në Brezovicë, më saktë në një shteg të caktuar për skijim është rrokullisur një veturë.
Vetura ‘Xhip ‘ ishte ngjitur lart në shteg dhe për një moment është rrokullisur duke rënë 200 metra më poshtë, shkruan Indeksonline.
Njëri prej të lënduarve është në gjendje më të rëndë nga lëndimet që ka marrë.
Indeksonline ka tentuar të kontaktoj me policinë rajonale të Ferizajt për të marrë informacione për rastin. /Indeksonline/

