18:33 / E Martë, 26 Janar 2021 / k.v

Rrokulliset vetura në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik

Një veturë është rrokullisur para pak minutave në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihet vetura e rrokullisur në mes të rrugës.

Nuk ka informacione për të lënduar ndërsa në vendin e aksidentit ka dalë policia rrugore e cila është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/