11:09 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / k.v

Rrokulliset vetura në mes të rrugës në Bresalc (Video)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Bresalc.

Lexues të IndeksOnlinet kanë dërguar video nga vendi i aksidentit ku shihet vetura e rrokullisur në mes të rrugës.

Përveç dëmeve materiale, zyrtarisht ende nuk është njoftuar për të lënduar.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/