18:17 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rrokulliset vetura në Podujevë, lëndohen tre persona

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Surkish të komunë së Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona, por të cilët tashmë janë liruar nga Qendra Emergjente.

Sipas disa fotografie të publikuara në rrjetet sociale, shihet se vetura ka përfunduar e rrokullisur, pas humbjes së kontrollit si dhe ka përplasur rrethojat e një shtëpie, ku edhe ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale./Indeksonline/