75 Mall Live Search
08:11 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrokulliset një veturë në rrugën Klinë-Skenderaj, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Klinë-Skenderaj.

Vetura në fjalë është vetaksidentuar dhe ka përfunduar e rrokullisur jashtë rrugës, raporton Indeksonline.

Si pasojë e këtij aksident pati edhe të lënduar, kurse nga vendi është larguar edhe mbrojtësja anësore në këtë pjesë të rrugës.

Shoferët shpesh herë janë këshilluar për kujdes të shtuar në komunikacion, shkaku i numrit të madh të aksidenteve të shkaktuara ndër vite në Kosovë, sidomos në periudhën e fundit./Indeksonline/