11:21 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / k.v

Rrokulliset vetura në rrugën Podujevë-Llapashticë (Video)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Podujevë-Llapashticë. Vetura ka përfunduar e rrokullisur jashtë rrugës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku ende nuk ka informacion për personin apo personat që ndodheshin brenda.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa Policia e trafikut është njoftuar për rastin./IndeksOnline/