Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë-Gjilan
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në Kishnicë.
Lexues të Indeksonlinet, kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihet vetura e rrokullisur në asfalt.
Në vendin e aksidentit është paraqitur policia rrugore, e cila po merret me rastin.
Nuk ka informacion për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme./Indeksonline/