Rrokulliset një kamion në Mazgit, një person i lënduar

Një kamion është rrokullisur para pak minutash në Magzit, saktësisht në magjistralën Prishtinë-Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për IndeksOnline ka thënë se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.
“Para pak minuta është lajmëruar një aksident trafiku në fshatin Mazgit. Një kamion është rrokullisur, një person është lënduar, njësia policore e trafikut po merret me rastin”, ka thënë ai.
Ndryshe, javë më parë ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se është vendosur ndriçim në rrethrrotullimin e Mazgitit, me shenja sinjalizuese brenda tij, për shkak të numrit të madh të aksidenteve që ndodhin në këtë pjesë./IndeksOnline/