75 Mall Live Search
15:47 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / OSH

Rron Gjinovci i quan idiotë ata që kritikuan parullën “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve”

Analisti i njohur, Rron Gjinovci i ka quajtur idiotë të gjithë ata që kritikuan parullën: “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve”.

Kjo parullë u shfaq dje në protestën që u mbajt në Prishtinë në përkrahje të Palestinës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Rron Gjinovcit:

Idiotë dhe idote, të palexum e të mosdijshëm dhe ju provincialë të kompleksum në asht, parulla të cilën e përgojut dje gjith ditën është citim i Nelson Mandelës, i cili më 4 dhjetor 1997 kishte thanë “na e dimë shumë mirë që liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve”. Ngjashëm ka thanë Martin Luter King: “padrejtësia diku, është kërcënim për lirinë kudo”. Ni njeri normal nuk mundet me u ndi plotësisht i lirë nëse e din që ka njerz tjerë në botë që jetojnë nën okupim. Këto na i kanë mësu gjigantët e luftës për të drejtat e njeriut.Mandela është nobelist i paqes, ju jeni islamofobë.