75 Mall Live Search
15:24 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / G T

Rron Sylejmani, talenti që shkëlqeu në sezonin 24/25

Rron Sylejmani, i lindur më 19.06.2006, është një sulmues qendror dhe krahu me aftësi të jashtëzakonshme, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Ligën e Dytë të Kosovës për sezonin 2024/25.

Me 8 gola dhe 12 asistime gjatë sezonit të fundit, Rroni ka qenë një faktor kyç në performancën e shkëlqyer të Kosova VR, duke ndihmuar ekipin të arrijë rezultate lakmueshme.

Shkathtësia e tij, shpejtësia shpërthyese dhe vizioni i jashtëzakonshëm në fushë e kanë bërë atë një nga talentet premtues të futbollit tonë.

I vlerësuar lart nga ekspertë të futbollit brenda dhe jashtë vendit, Rroni ka tërhequr interesin e një numri të madh klubesh nga Liga e Parë dhe Superliga e Kosovës, të cilët janë në garë për të siguruar shërbimet e tij.

May be an image of 4 people, people playing football and people playing soccer