19:01 / E Premte, 24 Maj 2024 / MSH

Rrotullohet një kamion në Shtime

Një kamion është vetaksidentuar më herët në Godanc të Shtimës.

Indeksonline raporton se kamioni i përfshirë në vetaksident është rrotulluar në një rreth-rrotullim.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

Për Indeksonline, Veseli deklaroi se drejtuesi i kamionit, bashkë me një pasagjer, kanë pësuar lëndime trupore, sakaq janë bartur për tretman mjekësor së pari në Shtime, e pastaj në QKUK.

“Sot rreth orës 15:05 kemi pranuar një informatë se në rrugën transitore në Shtime ka ndodhur një aksident, i përfshirë vetëm një automjet transportues. Veç dëmeve të shkaktuara në kamion, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK- Prishtinë. Njësia e hetimeve të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: