Rrotullohet vetura në Lupç të Podujevës, lëndohet shoferja femër
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës.
Këtë e shohim edhe përmes imazheve të dërguara në redaksinë e “Indeksonline”, ku vërehet është rrotulluar duke përfunduar jashtë rrugës.
Sipas dëshmitarëve, veturën ishte duke e drejtuar një femër e cila më pas nga kalimtarët e rastit është dërguar për ndihmë mjekësore./Indeksonline/