Rrudhani shënoi dy gola të bukur mbrëmë, futbollisti kosovar në superformë

Skuadra e Lausanne ka barazuar 3:3 në ndeshjen ndaj St.Gallen në javën e 30-të në Superligën e Zvicrës.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka shënuar dy gola në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline
Rrudhani fillimisht shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 78’të.
Kurse golin e fundit e shënoi në minutën e 86’të nga pika e bardhë e penalltisë.
24-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Zvicrës ka shënuar gjashtë gola në 16 paraqitje./Indeksonline/