75 Mall Live Search
16:28 / E Diele, 19 Tetor 2025 / G T

Rrudhani shënon gol dhe ia siguron fitoren Sionit në Superligë

Skuadra e Sionit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Grasshoppersit në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Zvicrës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori kosovar, Donat Rrudhani, shkruan Indeksonline

Rrudhani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61’të.

Me këtë fitore, Sioni shkon në kuotën e 15 pikëve në pozitën e katërt./Indeksonline/