Rrufeja dogji një shtëpi në fshatin Llojan

Qytetarët e vendit tonë, veç pandemisë COVID-19, këtyre muajve janë ballafaquar edhe me zjarrvënie të shumta, disa nga to madje të qëllimshme.
E, si pasojë e motit të ligë, ku pati në disa vende edhe shi e breshër, një shtëpi në fshatin Llojan ka marrë flakë.
Thuhet se e njëjta u dogj pasi e goditi rrufeja, derisa ka edhe dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Banorët e fshatit Llojan me vrap arritën para zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, por për fat të keq nuk kishin mundësi ta fikin zjarrin, si pasojë e kësaj rryma ishte e ndalur në tërë fshatin ndërsa banorët furnizohet me ujë nga puset( Bunarët)./Indeksonline
