19:56 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rrufeja godet një shtëpi në Rahovec, shkakton flakë

Gjatë këtij muaji në Rahovec ka mbretëruar një mot i ligë që iu ka shkaktuar shumë probleme qytetarëve.

Nga moti i keq e pësuar familja e Jemin Thaqi, shkruan Indeksonline.

Rrufeja e ka goditur shtëpinë e familjes Thaqi nga fshati Kramovik.

Indeksonline mëson nga dëshmitaret në vendin e ngjarjes se nuk ka pasur viktima nga ky rast.

Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia. /Indeksonline/