Rrufeja godet një familje në Prevallë

Reshje të shiut janë shoqëruar me rrufe sot në Prevallë.
Indeksonline raporton se pikërisht nga rrufeja është goditur një familje në atë zonë.
Njësite relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, teksa nuk dihet akoma nëse ka të lënduar nga ky incident.
Kujtojmë se reshjet e sotme në Prevallë vijnë pas disa ditëve me diell dhe temperatura të larta, të shoqëruara me zjarr që është shpërndarë në disa zona të Prevallës.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për rastin…
