Rruga akull, shikojeni se si e humbin kontrollin veturat në Veternik
Reshjet e shumta të borës e kanë vështirësuar komunikacionin rrugor në tërë vendin.
Në një lagje në Veternik rruga është në gjendje aspak të mirë sa edhe veturat po e humbin kontrollin. Kurse, si pasojë e kësaj është dëmtuar edhe një shtyllë elektrike, e cila rrezikon edhe banorët e lagjes.
Në videon e siguruar nga Indeksonline, shohim njërën nga veturat e cila humb kontrollin për shkak të rrugës së akullt.
Ndonëse rrugët magjistrale po mirëmbahen nga kompanitë përgjegjëse, rrugët në lagje po përballen me një gjendje jo të mirë sa i përket borës. /Indeksonline/



