75 Mall Live Search
17:44 / E Martë, 02 Korrik 2024 / MSH

Rruga Deçan-Pejë po lehtësohet, Ramosaj nënshkruan tjetër projekt për zgjerim të rrugës me katër korsi

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në takim zyrtarët komunal për të nënshkruar një kontratë të re me shumë rëndësi infrastrukturore.

Në ambientet e Komunës u nënshkrua kontrata për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës me katër korsi në aksin Isniq-Lëbushë-Strellc i Epërm.

Kësisoji, rruga që lidh Deçanin me Pejën çdo ditë e më shumë po bëhet më e lehtë dhe më praktike për qarkullim të qytetarëve.

Në vazhdën e nënshkrimeve, sot u vulos edhe kontrata për fillimin e rregullimit të sheshit “Ismet Ukaj”./Indeksonline/