Rruga drejt finales, publikohen ndeshjet dhe oraret e Final 8 të Kupës së Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar ndeshjet dhe oraret pë final 8 të Kupës së Kosovës.
Final 8 këtë vit mbahet në qytetin e Gjakovës dhe nis me datën 13 shkurt ndërsa finalja e madhe zhvillohet me 17 shkurt, shkruan IndeksOnline.
Dy ndeshjet e para çerekfinale luhen me 13 shkurt, ku Trepça përballet me Istogun më fillim nga ora 17:00, ndërsa Golden Eagle Ylli luan kundër Vëllaznimit nga ora 20:00.
Me 14 shkurt luhen dy ndeshjet tjera çerekfinaliste, ku Peja përballet me Bashkimin nga ora 17:00 ndërsa Prishtina për kundërshtar do ta ketë Proton Cable Prizrenin, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 20:00.
Gjysmëfinalet zhvillohen me 15 shkurt, ku fituesi i ndeshjes Trepça-Istogu përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Vëllaznim, kurse fituesi i ndeshjes Peja-Bashkimi luan me fituesin e ndeshjes Prishtina-Proton Cable Prizreni.
Ndërsa finalja e madhe e Final 8 e Kupës së Kosovës, zhvillohet më datën 17 shkurt nga ora 20:00./IndeksOnline/
