Rruga e hairit, djemtë e Kosovës nisen për në Çeki
Kombëtarja e Kosovës në futboll u pa pak çaste më parë në ambientet e aeroportit “Adem Jashari”.
“Dardanët” janë duke udhëtuar për në Çeki dhe si duket ky do jetë udhëtimi më i paharrushëm në histori të Kombëtares sonë deri tashti, shkruan Indeksonline.
Çekia nuk e ka mikëpritur në kryeqytetin e saj, Kosovën, por në Plzen. 3 pikë janë ato çka shohin të dyja seleksionet, por vetëm njëra i arrinë ose asnjëra nuk i rrëmben.
Një lajm të hidhur Kosova mori dje, me t’u bërë të ditur se Vedat Muriqi nuk luan, ndërsa më parë është konfirmuar që për republikën tjetër nuk luan, ylli Patrick Schick.
/Indeksonline/

