16:52 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rruga e harruar në Treboviq të Pejës, nxënësit çdo ditë kalojnë në të për në shkollë

Edhe pse investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë pikërisht në infrastrukturën rrugore, ka ende rrugë ta pa asfaltuara.

Janë zakonisht zonat e thella rurale ato që kanë mbetur në mëshirë të fatit sa i përket investimeve komunale, shkruan Indeksonline.

Në gjendje të mjerueshme ka mbetur edhe kjo rrugë në fshatin të Pejës, madje shiu që ka rënë sot e ka bërë të pakalueshme këtë rrugë, e cila nuk është më e gjatë se 200 -250 metra.

Madje, në këtë rrugë kalojnë banorët e fshatit, por edhe të zonave përreth sepse lidhet me rrugën e Vitomericës.

E, më së shumti këtë gjendje po e vuajnë nxënësit, të cilët çdo ditë duhet të kalojnë në të për të shkuar në shkollë./Indeksonline/