Rruga e pa pastruar në Lagjen e Spitalit, aksidentohen dy vetura – krijohen kolona të gjata

Për shkak të mos pastrimit të rrugës nga bora dhe ngrica në Lagjen e Spitalit është ngushtuar rruga për qarkullim.
Si pasojë e kësaj dy vetura janë aksidentuar në mëngjesin e së premtes në rrugën “Holger Petersen”.
Po ashtu, në këtë pjesë janë krijuar kolona të mëdha për shkak të aksidentit.
Ndërkohë shoferi i veturës shihet të ketë dal në rrugë për ta pastruar borën, në mënyrë që të kishte mundësi të lëvizte tutje.
IndeksOnline ju sjell pamje:


