Rruga e pashtruar e fshatit Goshicë, banorët vështirë kalojnë nëpër të
Banorët e fshatit Goshicë të Komunës së Vitisë po e kanë vështirë të kalojnë në këtë rrugë të pashtruar e tërë baltë.

Ata ndonëse kanë bërë kërkesë në komunë qysh para dy viteve, rruga ‘Fetahaj’ në këtë fshat ende nuk është shtruar me asfalt.
E kjo po e vështirëson qarkullimin jo vetëm të veturave por edhe të këmbësorëve.

Siç shihet në këto fotografi, rruga nuk është e shtruar as me zhavorr dhe është vështirë e kalueshme./Indeksonline/
