75 Mall Live Search
09:59 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / k.v

Rruga e re që do të lidh Prizrenin e Tetovën, ndahen 2 milionë euro për këtë vit

Një rrugë e re pritet të ndërtohet së shpejti për të lidhur Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Në buxhetin e këtij viti figuron ndarja e 2 milionë eurove për këtë rrugë, ndërsa për vitin e ardhëm planifikohet të ndahen edhe 3 milionë euro të tjera.

Rruga do të ndërtohet nga fshati Restelicë e Dragashit dhe do të lidhet me Tetovën.

Vlera e projektit parashihet të jetë 10 milionë euro dhe të përfundoi në vitin 2026, raporton IndeksOnline.

Kjo rrugë do të afroi Prizrenin e Tetovën si asnjëherë me parë./IndeksOnline/