Rruga e shumëpërfolur në Gjakovë do të asfaltohet brenda 10 ditësh, do të ketë edhe sinjalizim

Rruga Meqë–Bec në komunën e Gjakovës, me gjatësi prej 5 kilometrash, është drejt përfundimit. 3 kilometrat e parë pritet të përfundojnë me asfaltim dhe sinjalizim brenda 10 ditësh, ndërsa pjesa tjetër do të vijojë sipas planit të punimeve.
Punimet në këtë rrugë po realizohen nga kompanitë Benita Company dhe Asfalt Group, të cilat janë kontraktuar për realizimin e projektit në tërësi, shkruan IndeksOnline.
Punimet po zhvillohen me intensitet, ndërsa qytetarët shpresojnë se ky projekt do të zgjidhë përfundimisht problemet e lëvizjes në këtë pjesë të komunës.