75 Mall Live Search
18:47 / E Premte, 19 Janar 2024 / MSH

“Rruga e tmerrit në Mitrovicë”/ Punimeve në “Ali Zeneli” s’po iu shihet fundi, banorët të zhgënjyer me projektin që nisi më 2021

Projekti për ndërtimin e rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë është prezantuar qysh në vitin 2021.

Megjithatë, që nga ajo kohë rruga nuk është ndërtuar akoma.

Banorë të kësaj rruge kanë thënë se përveç se po shkaktohen telashe në qarkullim ditor, rruga edhe vërshohet kur ka reshje shiu.

Një pjesë e saj është shndërruar në parking, ndërkaq një pjesë tjetër mezi po shfrytëzohet për parking.

Indeksonline ka kontaktuar disa herë drejtorin e Infrastrukturës në këtë Komunë por që i njëjti nuk është përgjigjur.

Më poshtë materiali i përgatitur: