Rruga e transitit në Klinë, ura drejt fundit, asfalti nis në prill

Në nëntor të vitit që lamë pas kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së transitit që e lidhë Klinën me Istogun.
Indeksonline ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër punimet që po kryen kompania “Benita Company”.
Punimet janë intensive dhe projekti pritet të përfundojë në kohë reale. “Ura është në përfundim e sipër. Kanë mbaruar 90% të punimeve dhe pritet të merr formë së shpejti Me asalt pritet të përfundojmë në muajin prill dhe në pranverë të finalizojmë projektin e tenderuar”, kanë thënë zyrtarë të Benita Company për Indeksonline.
Rruga e transitit fillon tek udhëkqyri që lidhet me Gjakovën dhe vijon te varrezat në dalje të Klinës, drejtimi për në Gurrakoc.