75 Mall Live Search
16:54 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / AR

Rruga Gjonaj-Tupec në mëngjes ishte e bllokuar, kjo është gjendja momentale

Rruga Gjonaj-Tupec gjatë ditës së sotme ishte e bllokuar, pasi që në atë pjesë kishte shembje dheu dhe shkëmbinjë, shkruan Indeksonline.

Kështu kanë treguar lexuesit e Indeksonline, të cilët edhe kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

No description available.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj për Indeksonline tha se kjo gjendje ishte krijuaj mëngjesin e sotëm në ora 8.

Osmanollaj tutje shtoi se rruga është pastruar menjëherë me të marrë informacion se ka rrezikshmëri dhe vështirësi për qarkullim.

Zona është liruar për lëvizje dhe nga kjo nuk ka pasur dëme në njerëz apo dëme materiale“, tha ai./Indeksonline/