75 Mall Live Search
11:29 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Rruga Kaçanik-Hani i Elezit e lirë për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se pas rrëshqitjes së dheut në rrugën nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit, rruga tanimë është tërësisht e lirë për qarkullim.

Sipas njoftimit, me angazhimin e kompanisë kontraktuese nga MIT për mirëmbajtje në këtë pjesë të rrugës, është bërë pastrimi i saj dhe që nga ora 09:00 e mëngjesit, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë i është kthyer normalitetit.