Rruga krejt ‘akull’, aksident në Kjevë
Reshjet e fundit të borës dhe ulja e temperaturave kanë shkaktuar ngrica në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Si pasojë e ngricave, në orët e mëngjesit janë raportuar edhe për aksidente.
Një i tillë është raportuar edhe në magjistralen Prishtinë – Pejë me saktësisht në Kjevë.
Një lexues i IndeksOnline ka dërguar një fotografi ku shihet një veturë e tipit mercedes e aksidentuar në mes të rrugës.

Sipas këtij lexuesi, rruga është me ngrica dhe vështirë e kalueshme, duke bërë që të shkaktohen edhe aksidente. /IndeksOnline/

