14:52 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rruga kryesore e bllokuar, por kosovarët ia mësyjnë kësaj rruge për në Shkup

Të enjten e kaluar, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë e gjerë publike është e nevojshme mbyllja e rrugës nacionale N1 (Kaçanik-Hani i Elezit).

Rruga parashihej të mbyllej për të premten dhe të shtunën, por një gjë e tillë po vazhdon edhe sot.

Rruga nacionale N2 (Kaçanik-Hani Elezit) po vazhdon të jetë e mbyllur.

Për këtë shkak, shumë banorë të cilët detyrohen të kalojnë në këtë pjesë, kanë gjetur rrugën alternative, përmes së cilës lidhen me Shkupin.
Vendi ku saktësisht po kalojnë veturat sot, njihet si ‘Kashan’./Indeksonline/