75 Mall Live Search
13:02 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Rruga ku pëlciti gypi le konsumatorët pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) ka njoftuar konsumatorët e rrugës ,, Tirana,, në Prishtinë se tash për tash, iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Pëlcitja e gypit të ujit me diametër fi 200 mm, gjatë ditës së sotme në orën 12.30, ka bërë që rruga në fjalë të ketë ndërprerje uji.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në sanimin e defektit.

Ndërprerjet e tilla për shkak të punimeve teknike, janë punime dhe ndërprerje uji të paplanifikuara./Indeksonline/