Rruga “Ndue Përlleshi” po bëhet e përkryer, Havolli jep detaje
Inxhinierët nga Drejtoria e Investimeve Kapitale janë duke realizuar matjet në rrugën “Ndue Përlleshi”.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli.
“Ky veprim paraqet hapin e parë drejt investimit. Çdo investim, fillimisht planifikohet përmes matjeve me qëllim që të projektohet detalisht dhe të trajtohen temat si:- Harmonizimi i rrugës me Planin rregullues,- Rrjeti i kanalizimit- Rrjeti i ujit të pijshëm,- Rrjeti i kanalit atmosferik,- Rrjeti kabllor,- Gjerësia e rrugës,- Niveleta e rrugës në raport me objektet ekzistuese dhe të ardhme,- Adresimi i çështjeve pronësore dhe metodat e shpronësimit”, ka shrkuar Havolli.

