Rruga në Lagjen “Lakrishte” me baltë e gropa
Shumë rrugë nëpër Lagjet e kryeqytetit ende mbesin një problematikë e madhe për qytetarët.
Qytetarët çdo ditë ankohen për rrugët e dëmtuara në kryeqytet, ku po hasin në vështirësi qarkullimi.
Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij, duke postuar kështu një fotografi ku mund ta shohim rrugën në Lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.
Rruga është mjaft e dëmtuar, me gropa ku automjetet e kanë të vështirë qarkullimi./Indeksonline/

