75 Mall Live Search
10:09 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / F.R

Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak reshjet e borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-pikëkalimi kufitar Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pakalueshme për kamionë si shkak i reshjeve të borës.

Sipas njoftimit në Facebook, po ashtu për automjetet e udhëtarëve është e domosdoshme përdorimi i paisjeve dimërore.