Rruga Pejë-Prishtinë, vetaksidentohet vetura afër Arllatit (Foto)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Pejë-Prishtinë, në hyrje të fshatit Arllat të Drenasit.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihen dëme të konsiderueshme materiale.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/