75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rruga Pejë-Rugovë, bllokohet për këtë kategori mjetesh trasportuese

Policia e Kosovës e ka bllokuar në orët e para të ditës së sotme rrugën Pejë-Rugovë.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës e cila ka sqaruar se rruga është e bllokuar vetëm për mjetet transportuese ma material ndërtimor.

“Rruga është e lirë për vetura, por është e bllokuar për mjetet transportuese me material ndërtimor. Ky është vendim i Parkut Nacional të cilin jemi të obliguar ta zbatojmë” thuhet në përgjigjen e policisë për Indeksonline.

Kjo do të thotë që të gjitha ndërtimet në Bjeshkë të Rugovës janë të pezulluara për një kohë./Indeksonline/