16:19 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Rruga “ për gjynah” në Prishtinë, qe një vit në këtë gjendje!

Rrugë të shumta në komunën e Prishtinës janë të dëmtuara për shkak të cilësisë së punimeve ose të ndërhyrjeve për rregullimin e ndonjë gypi.

Edhe në rrugën “Mikel Marubi” gjendja e rrugës është e mjerueshme për shkak të këttyre ndërhyrjeve.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar pamje nga kjo rrugë.

Në bazë të tyre, shihet se rruga është e dëmtuar në masë të madhe.

Sipas tij, rruga “ Mikel Marubi” është në këtë gjendje tash e një vit, pa u riparuar nga organet përgjegjëse./IndeksOnline/