75 Mall Live Search
20:58 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Rruga për në Aeroport mund të jetë fatale, asnjë shenjë sinjalistike që kalon treni

Qytetarët e Kosovës e kanë traditë që të shkojnë në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës për t’i pritur afërmit e tyre.

Mirëpo në rruga që të dërgon drejtë në aeroport mund të jetë fatale, sepse pikërisht në këtë rrugë kalon treni i linjës Prishtinë-Pejë.

Qytetarët duhet të kenë kujdes, sepse afër vendit ku kalon treni nuk ka asnjë shenjë sinjalizuese, që është standard në të gjitha vendet e botës të vendosët sinjalistika që ju tregon qytetarëve për afërsinë e trenit.

Është për tu habitur se si në këtë të rruge me një kalueshmëri të madhe të qytetarëve dhe personaliteteve që vinë nga aeroporti nuk është e rregulluar sipas standardeve që kërkohen.

Të çuditë fakti pasi aeroporti është ndërkombëtar dhe duhet të ofrojë standarde të larta të sigurisë në afërsi të tyre, pavarësisht nëse kjo rrugë menaxhohet nga ministria apo komuna.

Deri në rregullimin e sinjalizimit, qytetarët duhet të kenë kujdes./IndeksOnline/.