Rruga për në Rugovë në gjendje alarmante, rrëshqitje dheu dhe gropa të thella (Pamje)

Me rritjen e temperaturave, numri i turistëve në bjeshkët e Rugovës rritet me të madhe.
Por udhëtimi për në këto bjeshkë përrallore asnjëherë nuk ka qenë më i vështirë.

Rruga përshkohet me gropa të thella dhe në disa vende me rrëshqitje masive të dheut.

Kjo situatë përbën edhe një alarm për turizmin vendor ngase pasojat mund të jenë të mëdha./Indeksonline/






