75 Mall Live Search
11:29 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Rruga Prishtinë-Mitrovicë, llugë gjithandej, dhe një tejkalim i rrezikshëm

Të marrësh rrugën nga Prishtina për në Mitrovicë tash e këto ditë është bërë sfidë në vete.

Kjo pasiqë është duke u bërë zgjerimi i kësaj rruge, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo një gjë e tillë po shkakton vonesa e probleme të shumta për qytetarët e kësaj ane.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se si rrezikohet jeta e pjesëmarrësve në komunikacion për shkak të kolonave të mëdha dhe pakujdesisë së vozitësve.

Në video shihet se si një veturë tejkalon dhe për një “fije floku” i shpëton aksidentit.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në seancën e sotme në Kuvend, tha se vonesat e rregullimit kësaj rruge, në segmentin Lumadh-Vushtrri, janë bërë për shkak të vonesës së pagesës për shpronësime.

Sipas tij, shpronësimet e bëra nuk janë në përputhje me ndarjen e buxhetit./IndeksOnline/